Bekë Berisha: E kisha votuar Fitore Pacollin edhe pse i ka pasur do probleme me mexha

25 prill 2025 | 11:52

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Bekë Berisha ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje për të dalë nga situata aktuale.

Ai ka paralajmëruar se mund të votojë kandidaten për kryetare të Kuvendit. Madje, Berisha, ka ironizuar duke thënë se do ta votonte edhe Fitore Pacollin.

“Po mënoj që nuk ka kurrkush naj strategji taktikë, veç jemi mbete qështu. Veç po dojnë me lanë qështu, kjo pesha e fajit më e madhja o prej këtyre që i kanë 42 vota plus me aleatët e vetë. Po më doket që popullit të Kosovës po i them, qashtu qysh keni votu, qatij që ia keni dhanë shumicën, mënoj që duhet edhe kryetari i Kuvendit mu zgjedhë qashtu qysh kanë votu qytetarët. Nuk mujmë me ndryshu. Qeky popull e meriton kryetarin e Kuvendit qata që e ka votu LV-ja. Unë edhe Fitore Pacollin e kisha votu. I ka pasur do probleme me toka, mexha. Unë jam kogja praktikë, është kushtetuese iu takon atyre, çka po më intereson me ua nreq imazhin VV-së. Le te konsumon Albin Kurti formimin e qeverisë. Për besë të dielën nuk di a marrë pjesë. Duhet mu bo ma praktik”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…