Bekë Berisha: Jam krenar që projektet kapitale për Istogun po marrin përkrahjen e Qeverisë

09 nëntor 2018 | 18:55

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka bërë me dije se të premten ishte pjesë e takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Financave, Bedri Hamza, ku u prezantua buxheti për vitin 2019 dhe që në projektet kapitale parashihet dhe shtrimi i rrugës Istog-Mokën dhe Lubozhdë-Lug i Butë.

Berisha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se është krenar që ka mundur të kontribuoj në këto projekte kapitale.

Postimi i plotë i tij:

Sot isha ne takim me Kryeministrin Haradinaj dhe ministrin e Financave Bedri Hamzaj, ku u konfirumia dhe u prezantua buxheti per vitin 2019 ku ne projektet kapitale parashihet dhe shtrimi i rrugës Istog-Mokën dhe Lubozhdë-Lug i Butë.

Jam krenar qe kam mundur te kontribuoj ne këto projekte kapitale, Bjeshka na ka mbajtë gjallë nder breza ne Dukagjin, në këto bjeshkë kaluam me breza me bageti dhe me bereqet te madh, ne këto bjeshkë mbajtem logjistiken, luftuam dhe ranë shumë heronj dhe u strehuan popullata nder breza, në këto bjeshkë nga tani do bëjme turizëm e zhvillim ekonomik. 

Bekë Berisha

https://www.facebook.com/444635682281116/posts/1904427766301893/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eros Grezda dhe trajneri i Rangersit, Stiven Gerrard kanë qenë…