Bekë Berisha, kandidati për kryetar të Istogut

22 maj 2021 | 19:25

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Bekë Berishës për kryetar të Istogut.

Ai ka thënë se kandidaturat e AAK-së për kryetar komunash kanë ngjallur interesim të madh tek qytetarët.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Kandidaturat e Aleancës për kryetar komunash, Besnik Tahirit për Podujevë, Daut Haradinajt për Prishtinë, Arbër Tolajt për Pejë dhe Bekë Berishës për Istog, kanë ngjallur interesim të madh tek qytetarët.

Aleanca çdo ditë po forcohet me ardhje të reja.

Për të nderuar disa prej tyre, sot qëndrova në Istog, ku takova njerëz të përkushtuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësitë që vendlindjen e tyre ta bëjnë me qeverisje meritore.

Programi zhvillimor dhe ekipi me intelektualë, atdhetarë, aktivistë e të rinj, të prirë nga kryetari Bekë Berisha; do t’i sjellë Istogut ndryshimin e shumëpritur.

Të gjithë atyre që po na bashkohen anekënd vendit, iu uroj mirëseardhjen në familjen tonë të madhe dhe suksese në realizimin e qëllimeve të përbashkëta.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gregory W. Kehoe do të jetë avokati i ri i…