Bekë Berisha: Kush je ti Murat me na tregu kush është veteran i rrejshëm e i parrejshëm?
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për protestën e veteranëve të UÇK-së, të cilët janë përjashtuar nga projektligji i pagës minimale, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti se kush është Hekuran Murati të na tregojë se kush është veteran i rrejshëm e i parrejshëm.
“Kush je ti Murat me na tregu kush është veteran i rrejshëm e i parrejshëm?”, ka thënë deputeti Berisha.
Ai ka kërkuar nga kryeministri që ta tregojë orën se kur do t’i takojë udhëheqjen e veteranëve të UÇK-së.
Berisha ka thënë se kryeministri Kurti i ka marrë votat më të mëdha kur është bërë sipas tij “me Jugosllavi”.
“Ky problem është bërë politik, kryeministri Albin Kurti pati kërkuar me marrë votë me bashkimin kombëtar por s’ia arriti. Votat e mëdha i ka marrë kur është bë me Jugosllavi. Sa më shumë që i bën nervoz veteranët ty të shtohen këta në prapavijë”, ka deklaruar deputeti Berisha.