Bekë Berisha në krah me Haradinajn uron Ditën e Çlirimit të Istogut
20 qershor 2021
| 12:17
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Istogut, Bekë Berisha së bashku me liderin e partisë, Ramush Haradinaj kanë uruar qytetarët e Istogut për Ditën e Çlirimit.
Berisha në llogarinë e vet në “Facebook” ka postuar një fotografi në krah me Haradinajn.
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Bekë Berisha synon të dalë fitues.
Për ketë është i bindur edhe vet lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, i cili ka theksuar se pretendojnë të fitojnë qeverisjen në Istog në zgjedhjet e 17 tetorit.