Bekë Berisha nga Peja: Dita e sotme është një paralajmërim i qartë për ndryshimin që do të ndodhë nesër
08 shkurt 2025
| 16:24
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha ka komentuar tubimin e madh të mbajtur sot në Pejë.
“8 shkurt, Pejë!
Dita e sotme është një paralajmërim i qartë për ndryshimin që do të ndodhë nesër!Përkrahës të AAK-së dhe Bekës u mblodhën sot në Pejë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe energjike, edhe malet e Pejës bashkë me Rugovën e bukur e ndjen këtë.
Beka pati mundësinë të bisedojë drejtpërdrejt me qytetarët dhe para tyre foli rreth planit të partisë dhe pikave kyçe që sipas tij duhet punuar.
Beka vetë i 8-i vazhdon me vendosmëri të shkojë përpara!”, ka shkruar ai.