Bekë Berisha: Nuk kam disponim me bashkëpunu me Vetëvendosjen
Deputeti i zgjedhur nga radhët e AKK-së, Bekë Berisha, ka komentuar letrën e LVV-së, për t’u ulur në tryezën e diskutimit rreth çështjes së presidentit.
Me këtë rast Berisha për GazetaBlic, ka thënë shkurt se ai personalisht nuk ka disponim për bashkëpunim me Vetëvendosjen.
Por thekson se për këtë letër thotë se vendos partia dhe jo ai.
“Unë nuk kam disponim me bashkëpunu me Vetëvendosjen, por vendos partia”, ka deklaruar Berisha.
Albin Kurti u ka dërguar letra të gjitha partive politike.
Këtë e ka konfirmuar para pak çastesh zyrtari për media në zyrën e Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, përcjell GazetaBlic.
Manxhuka përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” konfirmoi se Kurti përveç partive shqiptare, letra u ka dërguar edhe partive nga radhët e komuniteteve.