Bekë Berisha për palestrën e sportit në Istog: Si mundet një projekt i rëndësishëm të kthehet në dështim?
Kandidati për deputet nga AAK, Bekë Berisha, ka ndarë pamje nga palestra e sportit në Istog, duke shprehur shqetësimin se ky projekt, i shumëpritur nga qytetarët dhe sportistët, ka dështuar që të realizohet.
Berisha ka theksuar se kjo “ëndërr u shkatërrua para se të lindë,” dhe ka kërkuar të shpjegohet si një projekt kaq i rëndësishëm mund të shndërrohet në një dëshmi të dështimit për Istogun.
Për të vazhduar me këtë mesazh, Berisha ka vënë në dukje rëndësinë që ka për rininë e Istogut që të kenë hapësira adekuate për zhvillimin e talenteve të tyre sportive.
Postimi i plotë:
Palestra e Sportit në Istog – Një ëndërr që u shkatërru para se të lindë!
Si mundet një projekt kaq i rëndësishëm, i shumëpritur nga qytetarët dhe sportistët, të kthehet në një dëshmi të dështimit?
Vetëm për t’ju kujtuar: KHF Istogu ka qenë kampion i Kosovës në hendboll dhe ka marrë pjesë në gara evropiane. Si mund të mos bëjmë diçka për klube të këtij niveli?
Istogu është një vatër e pasur me talente në fusha të ndryshme sportive, si futbolli, volejbolli, basketbolli, karateja dhe sporte të tjera. Megjithatë, këta të rinj të talentuar po përballen me mungesën e hapësirave të përshtatshme për të ushtruar hobin e tyre apo për t’u zhvilluar profesionalisht në sportin që duan.
Çfarë mund të bëhet për palestrën e sportit në Istog?
Nëse dëshiron të mësosh më shumë rreth fushatës dhe kandidaturës së Bekës, mund ta vizitosh linkun më poshtë:
🌐 https://bekeberisha.com/
#PerKosovenFituese #AAK137 #LejaBekes8 #VotoAAK #Voto8 #BekeBerisha8 #BekeBerisha