Bekë Berisha për Vjosa Osmanin: S’ka kapacitet e as zotësi për t’u përballur me situata si në veri
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka folur për presidenten Vjosa Osmani dhe punën e saj si shefe e shtetit.
Ai ka kritikuar të parën e vendit duke thënë se ajo nuk e ka as një përqind të zotësisë që të përballet me kësi situata sikur ajo e veriut.
Megjithatë, ligjvënësi opozitar thotë nuk flet për të se “ajo është femër”.
Ai shpreson që nuk e kanë parë armiqtë fotografinë kur është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare sepse sipas tij, do të thonë “çu t’i marrim se nuk paska gjë”.
“Vjosa Osmani në këtë gjendje që jemi, që është shumë serioze, d.m.th me u përmbyll problemet e Kosovës, dmth me armikun me nda kufinin me u pavarësu me kah kejt, edhe me ardhë puna mu kon presidente Vjosa Osmani, unë nuk foli tash se ajo është femër. Mirëpo, nuk e ka as 1% kapacitetin as të zotësisë për me u përball me ato situata”.
“Sot ish mbledhë Këshilli i sigurisë, shpresoj që nuk e kanë pa ata armiqtë, hiq mos me pasë njetë kur t’i shohin fotografitë qato thonë çu shkojmë t’i marrim se nuk paska gjo”, ka thënë Berisha për Kanal 10.