Bekë Berisha: Pse more Ridi nuk u merrshe me t’hollimin e petëve të laknorit
18 gusht 2023
| 10:25
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar pas bastisjes së sotme të policisë në lidhje me keqpërdorimin e rezervave shtetërore në MTI për vaj e miell.
Ridvan Muharremi, i njohur si Ridi, që është pronar i furrës “Bukë e Zemër”, është shoqëruar nga policia e Kosovës, të cilët që nga mëngjesi bastisën lokalin dhe banesën e tij.
Deputeti Berisha ka theksuar se Ridi është dashur të merret me petë të laknorit.
“Pse veç në Kosovë furragjia pretendon me u bo mafiash, po pse more Ridi nuk t’hollon petët e laknorit po përzihesh në kontrabandë botërore të armeve! Vjedhja në vaj kemi mirëkuptim sepse vaji ka lidhje me burek! Por armë dhe laknor nuk kanë lidhje!”, ka shkruar deputeti Berisha.