Bekë Berisha pyet për Naser Hafizin se a është hajn, Liburn Aliu përgjigjet: Është në burg

02 dhjetor 2024 | 17:49

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha e pyeti ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu se “a është hajn, a është në burg” Naser Hafizi, drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në këtë ministri, i arrestuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë të të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

Pasi Aliu përmendi punët që tha se janë bërë në ministrinë që ai e drejton, Berisha tha se e ka një pyetje.

“Naser Hafizi a është në burg dhe a është hajn?”, tha Berisha. Ministri, doli në foltore për t’u përgjigjur shumë shkurt.

“Naser Hafizi është në burg”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur shkurt në Kuvendin…