Bekë Berisha: Qysh çohet burri me musteqe i thotë babë Kurtit

14 tetor 2024 | 16:13

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha,  ka komentuar në Kuvend tubimet e kryeministrit Albin Kurti me shqiptarë në Gjermani.

Ai ka thënë se 75 mijë shqiptarë në Prishtinë e kanë pritur njëlloj edhe liderin e dikurshëm të Jugosllavisë, Josip Broz Titon.

“Shoku Tito qaty i ka mbledhë… nja 75 mijë shqiptarë kanë dalë e kanë pritë qeshtu. Edhe atij i kanë thanë babë”, ka thënë ai.

Atij ia ka marrë vëmendjen një person, që ka thënë se i thoshte “babë” Kurtit.

“Po qysh çohet burri me musteqe e pisket ‘baba, baba’, e nuk e ka babë atë. E sheh baba i vetë biologjik tu i thanë babë dikujt, e ai duke e dështu shtetin”.

“Sa duhet me pasë urrejtje, pezm, hidhërim njeriu për vendin e vet, me i thënë ‘baba’ Albin Kurtit”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjetër Shala, përmes mbrojtjes së tij ka apeluar vendimin e…