Beke Berisha: Rinia e Kosovës është më e shkëlqyera në botë, detyra jonë është të punojmë për ëndrrat e saj
Beke Berisha, kandidati i AAK-së për deputet, zhvilloi një takim të ngrohtë me të rinjtë e Istogut, ku ndanë ide dhe vizione për të ardhmen. Gjatë bashkëbisedimit, ai dha një mesazh motivues, duke vlerësuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë kosovare.
Berisha theksoi se të rinjtë e Kosovës janë ndër më të mirët në botë dhe se është përgjegjësi e çdo deputeti të mbështesë ëndrrat dhe aspiratat e tyre. Ai shprehu përkushtimin e ti për të punuar për një të ardhme më të mirë për brezat e rinj.
Berisha shprehu emocionet dhe angazhimin e tij për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e vendit.
Postimi i plotë:
Shah- mat për një të ardhme më të mirë!
Kur e përjeton nga afër gjithë këtë energji, gjithë këto ëndrra, deshe nuk deshe mendon për të ardhmen, madje edhe mund të të shkojë mendja dhe të pyesësh “Si nuk jam në moshën e tyre?”.
Beka u takua me të rinj nga Istogu, piu kafe me ta dhe ndanë mendime e biseda.
Rinia jonë është rinia më e shkëlqyer në botë- nuk mund ta mohojmë. Është detyrë dhe nder për secilin deputet të punojë për ëndrrat e tyre.