Bekë Berisha: Sulmet ndaj policëve janë të planifikuara më herët

15 prill 2022 | 13:49

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha, ka reaguar lidhur me sulmet ndaj zyrtarëve policorë në veri të vendit.

Ai ka thënë se invazioni rus në Ukrainë është plan i hershëm i përgatitur nga shërbimet e këtij shteti.

“Pasi që Rusia ka ngecur dhe është ndalur nga rezistenca e pashoq e Ukrainasve, synimet e saj janë destabilizimi i Ballkanit Perëndimor. Sulmet e tilla si këto ndaj policisë së Kosovës janë të planifikuara kohë më herët. Institucionet e sigurisë duhet të qëndrojnë vigjilente dhe të vendosura që të zbatojnë ligjin në tërë territorin e Kosovës, sulmeve terroriste t’u përgjigjen me vendosmëri, me dyfishin e forcës”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se këto sulme vijnë pas furnizimit me armë ofanzive nga Kina dhe shteti serb, duke realizuar pikë për pike planet e Putinit, si dhe pas deklaratave nxitëse të Vuçiqit.

“Qytetarët e Kosovës nuk duhet të panikohen, por e kemi obligim që ta mbushim Fondin për Siguri. Përtej vendit tonë nuk kemi ku të shkojmë. Në këtë situatë jemi gjithë bashkë, gjithmonë të gatshëm në mbrojtje të Atdheut”, ka shkruar deputeti Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut ka dëbuar të premten edhe gjashtë diplomatë…