Bekë Berisha: Turizmi, një mundësi për zhvillimin ekonomik

06 shkurt 2025 | 15:49

Bekë Berisha, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, ka ndarë një pjesë të rëndësishme të pasionit të tij për natyrën.

Ai është shpesh në eksplorim të maleve të Kosovës, duke e bërë këtë jo vetëm si hobi, por edhe si një mënyrë për të promovuar bukuritë natyrore të vendit.

Berisha thekson se Kosova ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik dhe dëshiron që këto pasuri natyrore të njihen dhe vlerësohen më gjerësisht, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.

“Ai beson se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të treguar pasuritë natyrore që Kosova ofron dhe për të krijuar mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit”, shkroi ai.

Tutje, Beka shprehet se zhvillimi i turizmit është shumë më tepër sesa një aktivitet ekonomik, që sipas tij është një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe për të frymëzuar të tjerët që ta duan, ta respektojnë dhe ta mbrojnë këtë pasuri të vyer.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa po afrohet dita e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë…