Bekë dhe Hisen Berisha përplasën verbalisht me Salih Zybën (video)
12 shkurt 2024
| 15:35
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, kanë pasur një përplasje verbale gjatë raportimit të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Zyba ndonëse nuk është anëtar në këtë komision, kërkoi të marrë fjalën.
Fillimisht, ai ka thënë se nuk pajtohet me deklarimet e deputetit të PDK-së e më pastaj e ka quajtur “komunist”.
Pas kësaj, ka pasur përplasje ndërmjet Berishës e Zybës, duke bërë që kryetari i këtij komisioni Bekë Berisha ta largojë nga mbledhja.