Bekim Balaj rikthehet pas 13 vitesh te Vllaznia
14 janar 2023
| 19:08
Bekim Balaj është zyrtarisht lojtar i ri i Vllaznisë duke firmos një kontratë 3 vjecare.
Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të klubit shkodran.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare rikthehet në vendlinje pas 13 vitesh ku për herë të fundit mbajti fanellën kuq e blu në sezonin 2009/2010.
Postimi i klubit:
Klubi i Futbollit Vllaznia në përmbushje të objektivave sportiv, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone sportive, me lojtarin e Kombëtares shqiptare Bekim Balaj. MIRË SE VJEN BEKIM BALAJ”.