Bekim Blakaj fiton çmimin “Europiani i Vitit 2024”
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ia dorëzoi çmimin “Evropiani i vitit 2024” Bekim Blakaj, Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, siç thuhet në komunikatën për media, për kontributin e tij të rëndësishëm në promovimin e ideve dhe vlerave evropiane në Kosovë.
Szunyog është shprehur se për më shumë se dy dekada, Bekimi ka avokuar për drejtësi, të drejtat e njeriut dhe pajtim.
“Për më shumë se dy dekada, Bekimi ka avokuar për drejtësi, të drejtat e njeriut dhe pajtim. Duke besuar se paqja i gjen rrënjët në të kaluarën, Bekimi ka punuar pa u lodhur për të luftuar narrativat e njëanshme të së kaluarës dhe për të promovuar një shoqëri më të drejtë që respekton të drejtat e çdo qytetari”.
“Ai është një model i vërtetë në Kosovë dhe më gjerë, duke mishëruar vlerat e BE-së”, tha ambasadori Szunyog.
Ambasadori i BE-së në Kosovë falënderoi edhe të nominuarit e tjerë për këtë vit, të cilët sipas tij, kanë treguar përkushtim të jashtëzakonshëm në promovimin e idesë dhe vlerave evropiane në Kosovë.