Bekim Brestovci: Do bëjë të pamundurën që çdo biznes nga DIASPORA ta sjelli në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Bekim Brestovci ka postuar në rrjetin social “Facebook” një fotografi me bashkëpartiakët e tij gjatë prezantimit të tyre në qytetin e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit. Brestovci ka bërë me dije se nëse merr besimin e qytetarëve do të jetë zëri i Diasporës në kuvendin e Kosovës, si dhe do t’i nxit të gjithë biznesmenët shqiptar të diasporës që të investojnë në Kosovë.
Postimi i plotë i Brestovcit:
Në Kaçanik, në vendin e historive të lavdishme, aty ku u miratua Kushtetuta e Kosovës 29 vite më pare, dhe në Hanë të Elezit
Bashkë me Kryetarin Limaj, sekretarin Sherifi si dhe ministrat, Shala e Reçica, me një fryme entuziazmi të rrallë u pritëm nga udhëheqësit e degëve të NISMA Scocialdemokrate, Agim Çaka e Mefail Suma, si dhe nga shumë anëtarë dhe simpatizantë të frymës sonë Socialdemokrate.
Të dashur qytetarë të vendit tim, nuk kam fjalë ta pershkruaj madhështinë dhe ngrohëtësinë që po përjetoj në këto takime, dashamirësia dhe ngrohtësia tyre është një vyrtyt që ka kohë që se kam përjetuar.
Ashtu siq e dini, që tashmë jam kandidat për deputet nga rradhët e NISMA Socialdemokrate, e që gjat disa prononcimeve të mia për medie e kam thënë dhe po e ripersërisë qëndrimin tim se, Kosova ështe një PLANTAZH që vërtet ka shumë nevojë për UJITJE, ndërsa DIASPORA është nje LUM me ujë.
Vendi ynë ka një RINI që rrall vende të botës e kanë, kjo RINI më shumë se kurr, në vend që të marr rrugën e GURBETIT ashtu siç e mora UNË shumë vite më parë, ka nevojë që perspektiven dhe mundisinë për një jetë dhe mirëqenie të dinjitetshme ta gjejë në ATËDHEUN e tyre,
Andaj, si njeri me një ekperiencë të gjatë në DIASPORË, do bëjë të pamundurën që çdo biznes nga DIASPORA, e cila si një LUM me ujë që është, ta shty dhe nxisë në çdo formë që këtë PLANTAZH që Kosova e ka, ta ujisë me INVESTIME nga më të ndryshme!
Faleminderit Kaçanik e Hani Elezit!
Bashkë me Kaçanikun dhe Hanin e Elezit!
Bashkë për Fatmir Limajn Kryeministër!
Bashkë për Shtetin!