Bekim Brestovci emërohet këshilltar i kryetarit Përparim Rama
Bekim Brestovci ka deklaruar se është emëruar këshilltar për investime kapitale, investimet e huaja, zhvillimin e turizmit në zonat rurale si dhe avansimin e sherbimeve publike në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës Përparim Rama.
Këtë Brestovci e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, ku u shpreh se mirënjohës kryetarit Rama për besimin e dhënë, për të qenë bashkëpjesmarrës në realizimin e vizionit dhe programit të tij për transformimin e qytetit të Prishtinës.
Postimi i plotë
Me kënaqesinë më të madhe bëj të ditur që tanimë jam pjesë e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, në funksionin e këshilltarit për investime kapitale, investimet e huaja, zhvillimin e turizmit në zonat rurale si dhe avansimin e sherbimeve publike.
I jam mirënjohës kryetarit Rama për besimin e dhënë, për të qenë bashkëpjesmarrës në realizimin e vizionit dhe programit të tij për transformimin e qytetit të Prishtinës.
Bashk na priftë e mbara!