Bekim Haxhiu: Albin Kurti ia ka ndërpre projektet Bekim Jasharit
17 shtator 2021
| 08:07
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti me ardhjen në pushtet ia ka ndërprerë projektet Bekim Jasharit në Skenderaj.
Ai ka thënë se vendimi që Vetëvendosje të mos kandidojë askënd kundër Bekim Jasharit për kryetar të kësaj komune është “improvizim”.
“Kjo Vetëvendosje me në krye kryetarin e LV-së në Skenderaj ka qenë kundër Bekim Jasharit katër vjet”.
“Hysni Mehani, kryetari i qendrës së Vetëvendosjes ka dërguar kallëzim penal, jo një por 2 në atë stilin e Isa Mustafës”.
“Albin Kurti nuk e ka përkrah Bekim Jasharin, ia ka ndërpre projektet për Drenicën, ia ka ndërpre projektet për Skenderajn”, ka thënë Haxhiu në emisionin “DPT te Fidani” në “T7”.