Bekim Haxhiu: ‘Bukë e zemër e drogë’. Kjo është motoja e LV-së

18 gusht 2023 | 12:57

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar për situatën e sotme në vend, arrestimin e tre personave nën dyshimet për kryerje të veprave “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

Njëri nga tre të arrestuarit, Ridvan Muharremi, është mik i ngushtë i kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, dyshohet si sekser në keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

Deputeti Haxhiu ka shkruar në “Facebook” se motoja e LV-së tashmë është: ‘Bukë e zemër e drogë’, e cila sipas tij, tashme është e dokumentuar me fakte korruptive, dallavere e shpiunazha për krerët e UÇK-së.

“LV paska qenë nën ndikimin e drogës, ekstazisë që nga themelimi, po tek tash po kuptohen veprat e saj të shëmtuara në dëmtim të shtetit. Hajnat në burg! Boll e mashtruat popullin me kauza të rrejshme për veriun. Ju dolën dallaveret edhe nga ai ashensori i fshehtë i sekserit të Kurtit, Ridit. Hajde Ridi shprehu, trego kush është Albini”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Debutuan në mënyrën më të mirë të mundshme. Blerim Krasniqi…