Bekim Haxhiu: Do të vazhdoj të jem pjesë e PDK-së
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka bërë me dije se do të vazhdoj të jetë pjesë e kësaj partie.
Ky reagim i Haxhiut ka ardhur, pasi në disa medie është përmendur emri i tij se mund t’i bashkohet kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari për themelimin e një partie të re politike.
“Duke e parë situatën e krijuar, ndiej obligim që t’ua bëjë me dije gjithë qytetarëve, anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve të PDK- së, se unë jam deputet i PDK-së, anëtarë i Grupit Parlamentar, anëtar i KD të Përgjithshëm, nënkryetar i Degës në Skenderaj dhe ex-oficio edhe anëtarë i kryesisë se Degës së PDK- së në Skenderaj dhe do të vazhdoj të jem edhe në të ardhmen, për aq sa qytetarët kanë besim në mua dhe PDK-në.
Postimi i plotë i plotë i Haxhiut:
Të nderuar miq,
Këto ditë ka pas shumë spekulime dhe apostrofime të emrit tim nga media te caktuara, në mënyrë krejt hipotetike dhe spekulative.
Prandaj, duke e parë situatën e krijuar, ndiej obligim që t’ua bëjë me dije gjithë qytetarëve, anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve të PDK- së, se unë jam deputet i PDK-së, anëtarë i Grupit Parlamentar, anëtar i KD të Përgjithshëm, nënkryetar i Degës në Skenderaj dhe ex-oficio edhe anëtarë i kryesisë se Degës së PDK- së në Skenderaj dhe do të vazhdoj të jem edhe në të ardhmen, për aq sa qytetarët kanë besim në mua dhe PDK-në.
Bekim Jashari është kryetar i Komunës së Skenderaj, pjesëtar i familjes emblematike Jashari, të cilin e respektoj shumë, prandaj mbështetjen time për të e kam konsideruar dhe e konsideroj obligim prej qytetari dhe deputeti.
Mbështetja ime për kryetarin e Skenderajt, që është djali i Heroit Hamzë Jasharit edhe nip i komandantit legjendar të UÇK-së, korrespondon me qëndrimin e PDK-së dhe të Kryetarit z. Kadri Veseli, i cili i ka dhënë mbështetje kandidaturës se Bekim Jasharit për kryetar te Komunës së Skenderajt dhe me pas e ka mbështetur në të gjitha projektet e Komunës së Skenderajt.
Mbështetja për Bekim Jasharin është legjitime për të dërguar me shumë projekte në Drenicë, për zhvillim ekonomik të një treve qe ka dhënë shumë për Kosovën dhe me dekada ka qenë e lënë anash.
Në përpjekjet e popullit tonë për Liri dhe Pavarësi, Kadri Veseli ka rrugëtuar bashkë me Adem e Hamëz Jasharin dhe sot në rrugëtimin për forcim të shtetit, integrime evropiane, për zhvillim ekonomik do të vazhdoj të rrugëtoj me Bekim Jasharin, duke ndihmuar njëri-tjetrin.
Unë, Kadri Veseli dhe Bekim Jashari kemi qëllime te përbashkëta në interes te qytetarëve dhe askush nuk mundet të na ndaj as të na largoj nga rruga e jonë e përbashkët për t’i shërbyer vendit duke bashkëpunuar njëri me tjetrin.
PDK-ja dhe lideri ynë Kadri Veseli, nuk kanë pas asnjëherë mentalitet bllokues apo stagnues, por kanë pasur vizion për vendin, duke respektuar vlerat sublime te personaliteteve dhe familjeve që punuan dhe sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë tonë.
Lajmi për gjoja formimin e një subjekti politik nga Bekim Jashari është sajim mediatik, spekulativ, hipotetik, bashkë me sloganin e proklamuar, i cili është i bazuar në zhvillimet dhe përparimet në Komunën e Skenderaj , është i rinjve të Skenderajt që planifikojnë konstituimin e parlamentit të rinjve në Skenderaj dhe jo i ndonjë subjekti politik eventual.
Të nderuar,
Procesi zgjedhorë në PDK ka filluar, andaj ftoj të gjithë anëtarësinë e saj që në mënyrë dinjitoze dhe demokratike të marrin pjesë në zgjedhjen e organeve drejtuese.
Platforma “Dekada e Re” dhe zgjedhjet e brendshme në këtë kohë për PDK-në janë reformë në vetvete, ku strukturat aktuale bartëse të fitoreve të një pas njëshme të PDK-së do të u krijojnë hapësirë kuadrove te reja për inkuadrim në politikë në kuadër të PDK-së.
Kushdo që mendon se zgjedhjet janë barrikadim i individëve në pozita të parapërcaktuara do ta dëmtoj platformën, reformën dhe procesin demokratik në PDK.
Unë ex-oficio sipas statutit si deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës jam edhe anëtarë i kryesisë se Degës në Skenderaj.
Shprehë falënderimin dhe mirënjohjen time për të gjitha strukturat aktuale të PDK-së me të cilët se bashku këto vite fituam të gjitha zgjedhjet lokale dhe nacionale, ku ata në çdo lagje, fshat dhe qytet janë më meritore për sukseset e PDK-së të cilat se bashku edhe e të ardhmen do të jenë fitore për Kosovën.
Prandaj, anëtarësia e devotshme e PDK-së duhet të jetë bartëse e reformës së partisë dhe inkuadrimit në parti të kuadrove të reja.
/Epoka e re/