
Bekim Haxhiu futet në izolim, rezultoi pozitiv me Covid-19
30 janar 2022
| 20:56
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Kështu ka bërë të ditur vet Haxhiu përmes një postimi në “Facebook”.
Ai tregoi se ka simptoma të lehta dhe se është izoluar derisa të shërohet.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq!
Pas dy testimeve të bëra në 24 orët e fundit rezultova pozitiv me COVID-19. Në këto dy vite të pandemisë për herë të parë kam rezultuar pozitiv.Duke qenë i vaksinuar me dy dozat e vaksinave, simptomat janë të lehta.Bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së në ditët në vijim do të jem në izolim, derisa të rezultoj negativ.Me respekt:Bekim Haxhiu