Bekim Haxhiu kërkon që Kuvendi të nis procedurat për marrjen e mandatit të Mimoza Kusari-Lilës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të nis procedurën për marrjen e mandatit të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas publikimit në media të audio-incizimeve ku ajo flet me Milan Radojçiq, organizator i sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023, në Banjskë, i kërkuar edhe ndërkombëtarisht.
Haxhiu ka thënë se Kusari-Lila ka bashkëpunuar me Radojçiqin, për votim të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese dhe eleminimin e veteranëve të UÇK-ës nga Ligji për Pagën Minimale dhe kundër Projektligjit për Trustin, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Të nderuar miq, Kuvendi i Kosovës duhet të fillojë procedurën për marrjen e mandatit të Mimoza Kusarit-Lila për shkak të bashkëpunimit të saj me kryeterroristin Milan Radojçiq, për votim të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese dhe eleminimin e veteranëve të UÇK-ës nga Ligji për Pagën Minimale dhe kundër Projektligjit për Trustin.”, ka shkruar Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook.