Bekim Haxhiu: Nuk e di kënd e kam goditur – ishte spontane, ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur

13 korrik 2023 | 23:50

Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se nuk e dinë kënd e ka goditur e as nuk e dinë kush e ka goditur.

Ai në emisionin DPT te Fidani tha se gjithçka ka qenë spontane.

“Ka qenë reagim spontan, nuk e di kujt sepse ka qenë shpejt. Nuk i kam pa videot”, ka thënë Haxhiu, aty në fotograif shihet Hekuran Murati, por Haxhiu thotë se nuk e ka idenë që kë e ka goditur.

Ai ka deklaruar se gjithçka ka qenë skenar i përgatitur nga Lëvizja Vetëvendosje, që sipas tij është fajtore për situatën.

Por, deputeti opozitar tha se ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 56 vota nga deputetët e pranishëm në sallë, Ahmet…