Bekim Jashari: Ditë e madhe për kombin përurimi i tri shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari
28 nëntor 2019
| 13:54
Kryetari i Komunës së Skendetrajt, Bekim Jashari, ka thënë se përurimi i tri shtatoreve të heronjve të kombit Shaban Jashari, Hamëz Jashari dhe komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, më 28 nëntor, në sheshin “Fehmi Lladrovci”, shënon ditë të madhe, ditë të re për Drenasin, për Drenicën dhe kombin tonë.
“Nga sot, këtu, janë bashkë ashtu siç ishin bashkë në rrugën e idealit të brezave për liri, me Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Ilaz Kodrën, Rasim Kiçinën dhe Bedri Shalën, duke simbolizuar tërë një shekull rezistencë, plot një shekull të përmbyllur me luftën çlirimtare të ushtrisë tonë të lavdishme”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Bekim Jashari.
/Epoka e re/