Bekim Jashari: Edhe pas një shekulli, heroi kombëtar Ahmet Delia, pa titullin e merituar, “Hero i Kosovës”
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që në bazë të kompetencave kushtetuese të tij, t’i ndajë titullin “Hero i Kosovës”, Ahmet Delisë, një ndër figurat më të ndritura të historisë sonë kombëtare.
“Edhe pas një shekulli, heroi kombëtar Ahmet Delia, pa titullin e merituar.
Zyrtarisht i jam drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, që në bazë të kompetencave kushtetuese, si President i Shtetit, t’i ndajë titullin “Hero i Kosovës”, Ahmet Delisë, një ndër figurat më të ndritura të historisë sonë kombëtare, udhëheqësit të kryengritjeve anti-osmane, nismëtarit të kryengritjes së përgjithshme shqiptare në vitin 1912. Trimi Ahmet Delia ishte i pari që nisi rezistencën kundër pushtimit serb të Kosovës, në vjeshtën e po atij viti.
Dhënia e titullit “Hero i Kosovës” për Ahmet Delinë, në prag të festave të nëntorit, është nderim për Drenicën, dhe gjithë sakrificën e dëshmorëve të kombit shqiptar”, ka shkruar Bekim Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/photos/a.228597901010202/420255845177739/?type=3&eid=ARBQUP-Rb-rd24Mkvrzpx-3EfrVslGE4xqx1isNM5PPCFtZTe7NPgjtvSELOTDcPYFtzQjARmtgJSDsr&__xts__%5B0%5D=68.ARBAdPbhdo1kvVVBWV6fkBNohREdXO-9MZ9WMerls931BnIZKcufMx_ppjzb65-HkYbbYLTnvE1vlyZnPV8FuKhK2BTAJoCJtR5Zi0fyEPmO5oXRrV_kSTFMByHCsI6eC_XnH3peigKWMtW0Uep_TMk2IVoBntKV6dvM2hYbi8ohBhaapijaYzlCCXW7DUW2EH6pwbAvnjfkaqwrE-czbEj8&__tn__=EEHH-R