Bekim Jashari falënderon diasporën

01 mars 2020 | 11:17

“I lumtur por edhe i emocionuar me humanizmin e madh të shqiptarëve të diasporës në Londër, të treguar edhe dje në një aktivitet humanitar të organizuar nga shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ dhe biznesmeni i suksesshëm në Londër, Xhavit Krasniqi”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari.

“Ata, dje dhuruan 160 mijë euro për familjet në nevojë nga komuna e Skenderajt dhe ajo e Suharekës”, ka shkruar Jashari.

Kryetari i Skenderajt ka theksuar se pa diasporën tonë aktive e të mirëorganizuar nuk do të vinte liria, shtetësia dhe as zhvillimi ekonomik tani.

“Diaspora jonë duhet të këtë më shumë hapësirë vendimmarrëse në institucionet tona shtetërore dhe trajtim më të mirë institucional”, ka shkruar ndër të tjera kryetari Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, Naim Fetahu, ka…