Bekim Jashari: Haradinaj ka për të kaluar edhe këtë sprovë jo të drejtë
19 korrik 2019
| 22:38
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit si shkak i ftesës së Gjykatës Speciale si i dyshuar.
Kryetari Jashari përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se lufta dhe liria e një populli kanë heronjtë dhe sakrificën, kanë dhëmbje e vuajtje.
“Kryeministri ynë, Ramush Haradinaj, i kishte kaluar të gjitha këto. Ka për të kaluar edhe këtë sprovë jo të drejtë dhe gëzimi atëherë do të jetë më i madh. ‘100 herë me u rrzu, prap kam me u qu’ Ramush Hardinaj”, ka shkruar kryetari Jashari.