Bekim Jashari kërkon unitet për çështjet e rëndësishme të Kosovës
25 maj 2021
| 15:31
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë të dëshmorit, asamblistë, drejtorë komunalë e qytetarë, kanë përkujtuar dëshmorin Sherif Duraku nga Murga, në 22-vjetorin e rënies heroike të tij.
Me këtë rast, Jashari ka vlerësuar lartë kontributin e dëshmorit Duraku për lirinë e vendit, duke shtuar se uniteti i elitës politike përballë çështjeve të rëndësishme për shtetin e Kosovës është thelbësor.
“Lavdi dëshmorit Sherif Duraku dhe gjithë dëshmorëve të kombit tonë!”, ka thënë Jashari.