Bekim Jashari: Krenar me UÇK-në

25 qershor 2020 | 00:08

Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Bekim Jashari, ka reaguar ndaj aktakuzës kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli nga Prokurori i Gjykatës Speciale.

Kryetari i Skenderajt ka thënë se është krenar me luftën e UÇK-së.

“Luftë e shenjtë çlirimtare, në mbrojtje të tokave tona dardane. Krenar me historinë tonë të lavdishme. Krenar me UÇK-në. Faqebardhë përpara!”, ka shkruar Jashari në profilin e vet në “Facebook”.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka thënë se “lufta…