Bekim Jashari, kryesues i Bordit të AZhRV-së
24 janar 2018
| 11:56
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari është zgjedhur kryesues i Bordit të Agjencisë për Zhvillimin Rajonal të Veriut (AZhRV).
Zgjedhja e tij është bërë gjatë mbledhjes së sotme të bordit të kësaj agjencie ku ishin prezent kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ai i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri si dhe Bekim Jashari.
Gjatë takimit, anëtarët këtij bordit kanë falënderuar AZhRV-së për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në zhvillimin socio-ekonomik të rajonit veri.
Në fjalën e tij kryesuesi i porsaemëruar i AZhRV-së, Bekim Jashari, ka thënë se do ta mbështesin fuqishëm zhvillimin rajonal. Njëkohësisht ai ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët të cilët do të kontribuojnë në këtë drejtim.