Bekim Jashari mori pjesë në takimin e asociacionit të komunave
19 janar 2018
| 10:36
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), ku është mbajtur “Punëtoria e kryetarëve të rinj të komunave”.
Në këtë takim është biseduar për një mori çështjesh, si: Ligjin për vetëqeverisje lokale, atë për financat publike, prokurimin publik, Ligjin për shërbimin civil, si dhe Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme komunale.