Bekim Jashari: Ndarja e Kosovës, e papranueshme

24 korrik 2018 | 18:08

Nismës së kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për kundërshtimin e ndarjes se Mitrovicës dhe shkëmbimit të territoreve i është bashkuar edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Jashari nëpërmjet një komunikate dërguar medieve, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë në lidhjen me iniciativën e kryetarit të Mitrovicës.

“Ndarja e Kosovës është e papranueshme, prandaj ne të gjithë së bashku duhet të mobilizohemi dhe të angazhohemi për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovë dhe për respektimin e kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari Jashari.

Në lidhje më këtë ka folur edhe i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, që ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Jasharit, i cili e ka mbështetur atë në mosndryshimin e kufijve administrativ të komunës me të cilën ai udhëheq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asambleja e Përgjithshme e Federatës Spanjolle të Futbollit ka miratuar…