Bekim Jashari nderon luftëtarët Rasim Kiçina e Ragip Halilaj
30 maj 2019
| 12:03
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar dëshmorët Rasim Kiçina e Ragip Halilaj në 20-vjetorin e rënies së tyre heroike.
Ai ka thënë se lufta dhe rezistenca heroike e tyre ka ngelur në kujtesë të pashlyeshme të popullit shqiptar.
“Lufta dhe rezistenca heroike e trimave Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, kanë ngelur në kujtesë të pashlyeshme të popullit shqiptar dhe bashkëluftëtarëve, me të cilët luftoi deri në rënien heroike, me 30 maj të vitit 1999. Andaj, sot, në këtë vit jubilar, kujtojmë me respekt të lartë sakrificën e tyre sublime, që vetëm trimat e vërtetë bëjnë të tilla veprime. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/