Bekim Jashari në Merdar: Këto janë arkivat tona, vuajtjet dhe historia jonë e lavdishme

30 shtator 2021 | 20:21

Sot, me rastin e kthimit të trupave të viktimave të masakrës së Rezallës, në Merdare në pritjen e këtyre trupave, bashkë me familjarët i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kryetari Jashari, me këtë rast u shpreh se në këtë ditë krahas pikëllimit që ndajmë me familjaret e dëshmorëve, ndjemë edhe lehtësim për faktin që tashmë dihet se ku pushojnë trupat e tyre.

“Këto janë arkivat tona, vuajtjet dhe historia jonë e lavdishme. Sot krahas dhimbjes, familjarët e këtyre martirëve por dhe ne si shoqëri përjetojmë lehtësim sepse tani të paktën e dijmë se ku prehen eshtrat e tyre dhe  ku mund të vendosim kurora lulesh e të bëjmë homazhe”, tha Jashari.

Jashari, tutje bëri thirrje për bashkësinë ndërkombëtare, që të ushtrojnë presion mbi palën serbe, për kthimin e eshtrave e të zhdukurve të tjerë të luftës.

“Nga ky vend, në prani të familjarëve të martirëve, para eshtrave të tyre bëjë apel për bashkësinë ndërkombëtare që të bëjnë presion ndërkombëtar mbi Serbinë e cila tash e 22 vite pas luftës ende i mbanë peng eshtrat e më të dashurve tonë, ende nuk ka dhënë përgjegjësi ndërkombëtare për gjenocidin e bërë në Kosovë dhe për me tepër ende shpreh pretendime territoriale ndaj shtetit tonë”, tha Kryetari Jashari.

Jashari, po ashtu deklaroi se Komuna e Skenderajt, pasi të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore do të kujdeset për rivarrimin e tyre me ceremoni shtetërore në kompleksin e varrezave të masakrës së Rezallës , në Rezallë.

“Lavdi të përjetshme martirëve të fshatit Rezallë dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë”, tha në fund Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendi i 15-të në garën e fundit në Rusi ka…