Bekim Jashari: Nuk do t’ju faturohet prindërve pagesa e janarit në çerdhen “Nëna Zahide”
08 shkurt 2019
| 14:21
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar opinion publik për vendimin që ka marrë në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, që mos t’u faturohet prindërve pagesa e janarit për institucionin parashkollor “Nëna Zahide”, për shkak të grevës së mësimdhënësve.
“Prindër të nderuar të fëmijëve të çerdhes ‘Nëna Zahide’. Po e ndaj me ju një informatë që ka të bëjë me pagesën mujore për muajin janar, për institucionin parashkollor ‘Nëna Zahide’. Kemi marrë vendim që mos të faturohet pagesa e janarit, për shkak të grevës së mësimdhënësve. E kemi parasysh faktin se gjatë kohës që zhvillohej greva, disa prindër është dashtë të paguajnë kujdestari private për fëmijët e tyre”, ka thënë kryetari Jashari.
/Epoka e re/