Bekim Jashari: Nuk ka investim më të mirë se sa në bujqësi
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se sot janë nënshkruar 14 kontrata me fermerët e kësaj komune, ku secili prej tyre përfiton një ari serrë për mbjellje të kulturave të ndryshme bujqësore.
Ai ka thënë se ky investim është më së i qëlluar, pasi që sipas tij, ngritja e një serre është e barasvlershme me hapje të një vendi të ri të punës.
Jashari ka theksuar se nuk ka investim më të mirë sesa në bujqësi.
“Nuk ka investim më të mirë sesa në bujqësi. Këtë po e bëjmë çdo ditë, për t’iu dhënë mundësi punëtorëve të vyeshëm që nëpërmjet subvencioneve, ata të zhvillohen dhe të rriten si fermerë. Sot kemi nënshkruar 14 kontratat me fermerët e komunës së Skenderajt, ku secili prej tyre përfiton 100 m2 apo 1 ari serrë, për mbjellje të kulturave të ndryshme bujqësore. Ky investim është më së i qëlluar, pasi këtë unë e kuptoj kësisoj: ngritja e një serre e barasvlershme me hapje të një vendi të ri të punës. Pak ditë më parë kemi mbështet blegtorët me makina mjelëse, dhe bletarët me koshere dhe pajisje tjera të nevojshme. Duke i uruar fermerët përfitues, dua që ata pas një kohe t’i kenë shtuar përfitimet dhe punën!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/