Bekim Jashari: Për këtë vit, hapi i ardhshëm është fillimi i realizimit të projekteve kapitale
16 janar 2019
| 12:25
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë sot në takimin me kryetarët e komunave në kuadër të “Forumi Konsultativ Qeveri – Komuna”.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
“Sot në takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me kolegët e mi nga komunat e Kosovës, kemi diskutuar përveç tjerash edhe për agjendën zhvillimore të vitit 2019. Në këtë kuadër, si qeveri lokale në Skenderaj, kemi përcaktuar prioritetet që synojnë zhvillim ekonomik dhe mirëqenie më të lartë për qytetarët e komunës sonë. Hapi i ardhshëm fillimi i realizimit të projekteve kapitale për këtë vit”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, Bekim Jashari.
/Epoka e re/