Bekim Jashari pranon dhuratë fanellën e futbollistit Përparim Hetemaj
23 korrik 2019
| 16:50
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pranuar të martën fanellën e futbollistit Përparim Hetemaj, i cili luan për skuadrën italiane FC Chievo, të cilën ia ka dërguar vetë mesfushori i lindur në Skenderaj.
Jashari nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, ka falënderuar futbollistin Hetemaj për këtë dhuratë.
“Një përshëndetje nga Italia me fanellën si dhuratë nga Përparim Hetemaj, si futbollist profesionist i FC Chievo që e lë shpirtin në fushën e lojës. Edhe pse larg vendlindjes, nuk i harron Skenderajn dhe tifozët e shumtë që ka, në mesin e të cilëve padyshim që jam edhe unë. Faleminderit, Përparim! Me shumë respekt nga Skenderaj yt!”, ka shkruar Jashari.
/Epoka e re/