Bekim Jashari pret në takim kryeparlamentarin Kadri Veseli
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Jashari ka thënë se pati kënaqësinë që së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku ta pres në zyrën e tij kryeparlamentarin, Kadri Veseli, deputetin Bekim Haxhiu dhe bashkëpunëtorë të tjerë, në prag të shënimit të Epopesë së UÇK-së.
Jashari ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar rreth aktiviteteve që do të zhvillohen për nder të 21-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, si dhe për tema e çështje të tjera të interesit shtetëror.
“Edhe në paraqitjen tonë të përbashkët para mediave, e ritheksova nevojën për të qenë të bashkuar kur vihen në pyetje interesat dhe e ardhmja e shtetit tonë. Shembulli më i mirë për këtë është fitorja e shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi”, ka thënë Jashari.
/Epoka e re/