Bekim Jashari pret në takim përfaqësuesve bizneseve nga Bursa e Turqisë
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim një delegacion të përfaqësuesve të bizneseve nga Bursa e Turqisë, të udhëhequr nga Ömer Kumova.
“Kisha kënaqësi që para miqve turq të prezantoj vizionin e Qeverisë sime, planet dhe synimet tona për Skenderajn të zhvilluar ekonomikisht, duke e ngritur Parkun e Biznesit, i cili do të ofrojë të gjitha kushtet e përshtatshme për çfarëdo lloj veprimtarie biznesore. Kemi shtuar edhe më shumë përpjekjet për të kthyer ëndrrën në realitet e bashkë me të edhe shpresën e zhvillimit të komunës së Skenderajt, nëpërmjet investitorëve dhe bizneseve nga Bursa e Turqisë që një pjesë e kapitalit të tyre pritet ta investojnë në Parkun e Biznesit në Marinë”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka bërë me dije se në fillim të vitit të ardhshëm do të nisin rregullimin e infrastrukturës së brendshme; instalimin e sistemit energjetik, ujësjellësin, kanalizimin dhe infrastrukturën rrugore brenda parkut.
“I sigurova gjithashtu se çdo investim që do të bëhet nga investitorët, do të jetë i sigurt, pa frikën e dikurshme të mitmarrjes, haraçit apo ndonjë veprimi tjetër të shëmtuar, nga kushdo që i ka në mendje këto punë të liga. Skenderaj nuk njeh kohë më të mirë sesa tani për të investuar”, ka thënë Bekim Jashari.
/Epoka e re/