Bekim Jashari së bashku me bacën Rifat nderojnë dëshmorët e betejës së Gllogjanit

24 mars 2025 | 13:20

Ish-kryetari i Komunë së Skenderajt, Bekim Jashari, djali i heroit të Hamëz Jasharit, sot së bashku me bacën Rifat, kanë nderuar dëshmorët e betejës së Gllogjanit.

“Kosova është e mbushur me varre dëshmorësh që dëshmojnë sakrificën dhe heroizmin, me masakra që janë dëshmi e gjenocidit serb, dhe me kullat që mbeten simbol i qëndresës dhe heroizmit të popullit tonë në luftën për liri dhe pavarësi. Sot, bashkë me mixhën e dashur, Rifat, nderuam dëshmorët e Betejës së Gllogjanit, në shënim të 27-vjetorit të kësaj ngjarjeje historike, ku më 24 mars 1998 ranë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Bekim Jashari në “Facebook”.

Ai ka thënë se sot kujtojnë e nderojnë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, vëllezërit Luan e Shkelzen Haradinaj dhe të gjithë dëshmorët e Dukagjinit që dhanë jetën për lirinë që sot po e gëzojmë.

“Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me…