Bekim Jashari shpalos slloganin e kandidaturës së tij “Ideal për Skenderajn”
28 korrik 2021
| 22:03
Kryetari aktual i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në një ceremoni madhështore ka zyrtarizuar kandidaturën e tij edhe për një mandat.
Ai ka bërë zyrtarizimin e kandidaturës së tij në një ceremoni ku një numër enorm i qytetarëve i janë përgjigjur ftesës së tij.
Kryetari Jashari në adresimin e tij para qytetarëve ka premtuar se do t’i vazhdojë punët e mira për komunën e Skenderajt.
“Derisa dje ideal kishim çlirimin e vendit të cilin e arritëm me mund e sakrificë, sot ideal i secilit prej nesh është zhvillimi ekonomik i shtetit të cilën do ta arrijmë me dije e përkushtim maksimal në shërbim të vendit. Andaj sot po fillojmë rrugëtimin e përbashkët rreth slloganit ‘Ideal për Skenderajn'”, ka theksuar Jashari.