Bekim Jashari: Skënderaj është i gjithë atyre që ia duan të mirën vendit

01 shkurt 2021 | 22:30

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se jetojmë në kohën e pluralizmit politik dhe çdokush është i mirëseardhur ta vizitojë komunën e tij.

Reagimi i Jasharit vjen pas sulmit që iu është bërë pas tubimit elektoral që mbajti kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Jashari, përmes ‘Facebook’-ut tha se secili ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike.

Tutje, ai ka thënë se është i lirë kushdo që ia mësyn ta vizitojë për këtë komunë.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Jetojmë në kohën e pluralizmit politik, në kohën e demokracisë liberale, ku mendimi i lirë politik, bindja politike është e drejtë fundamentale dhe e garantuar me ligj.

Secili nga Ne ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike e partiake, në menyrë demokratike kudo në Kosovë.

Shoqëria jonë, bazuar në sfidat e së kaluarës, më së miri i di dhe i vlerëson liritë dhe të drejtat e njeriut.

Komuna që unë udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë.

Për këtë kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj pa rreshtur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë…