Bekim Jashari u bën thirrje qytetarëve të Skenderajt ta shfrytëzojnë të drejtë e votës

17 tetor 2021 | 13:56

Kandidati për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

“Bashkë me mixhën Rifat, motrën Besartën, bashkëshorten Shehrijen, familjen dhe lagjen Jashari pasi bëmë homazhe në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, në Prekaz, realizuam të drejtë tonë kushtetuese, duke votuar për të ardhmen tonë, në jetësim të amanetit të dëshmorëve e martirëve të lirisë.  Para gazetarëve bëra thirrje për qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur udhëheqësin dhe përfaqësuesit tuaj në asamble komunale. Kështu me zgjedhje të lira e demokratike do të rikonfirmojmë kulturën dhe vetëdijen e lartë qytetare të popullit tonë të Drenicës”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës, inkurajon të gjithë të interesuarit/at,…