
Bekim Jashari uron besimtarët islam me rastin e fillimit të Ramazanit
05 maj 2019
| 13:56
Të dashur qytetarë,
Të nderuar besimtarë të besimit islam,
Jemi në prag të fillimit të Ramazanit, muajit ku shfaqet sakrifica, solidariteti humaniteti, drejtësia e barazia mes njerëzve.
Agjerimi na kujton detyrimin ndaj të gjitha shtresave të shoqërisë që kërkojnë kujdesin tonë të lartë.
Karakteristikë e këtij muaji aq të shenjtë janë ndihma ndaj njëri-tjetrit, falja ndaj njëri-tjetrit dhe dora e zgjatur ndaj të varfërit
Këto janë veprimet e një besimtari të devotshëm, ky është islami.
Në emër të Komunës së Skenderajt, iu uroj agjerim të lehtë dhe shtim të veprave të mira e të pranueshme te Zoti ynë i Madhërishëm!