Bekim Jashari uron Kurtin për postin e kryeministrit

04 shkurt 2020 | 16:58

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se ka uruar Albin Kurtin për pozitën e kryeministrit gjatë homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Mirëprita në Prekaz kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me të cilin bëmë homazhe tek Kompleksi Memorial ‘Adem Jashari’. Kryeministrit Kurti i urova punë të mbarë e suksese në udhëheqjen e shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ivanka Trump ka publikuar në Instagramin e saj një foto,…