![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/07/bekim-jashari.jpg)
Bekim Jashari uron ShBA-në për 4 Korrikun
04 korrik 2018
| 12:56
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë.
“Urime të përzemërta për popullin amerikanë, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së ShBA-së! Ju jemi përjetësisht mirënjohës, për të gjithë çfarë është bërë për lirinë e Kosovës dhe shtetndërtimin e saj! Në emër të gjithë qytetarëve të Skenderajt, gëzuar 4 Korrikun!”, është thënë në urimin e Jasharit.
/Epoka e re/